18 Shtator, 2018

E kritikoi për tatuazhin kur ishte fëmijë, Dua Lipa i kthehet fanses: Merre… (FOTO)


Kushërira e Dua Lipës feston ditëlindjen, e për këtë këngëtarja e famshme ka vendosur ta urojë atë me disa imazhe të shkëputura nga fëmijëria, ku i rikujtonte se ajo ishte mikesha e saj më e mirë.

“Më fal për imazhet turpëruese”, shkruan Dua Lipa bashkëngjitur albumit që publikoi për 18 milionë ndjekësit e saj në profilin e “Instagram”-it.

Përveç kësaj, ajo që tërheq vëmendjen te këto imazhe janë edhe tatuazhet. Në njërën nga videot, Dua tregon se ka realizuar tatuazhin e parë në pjesën e fundshpinës, së bashku me mikeshën e saj.

Këngëtarja shqiptare tha se ishte realizuar me këna, por ndjekësit e saj nuk ishin fort të lumtur. Një nga fanset e saj i shkruante: “Fëmijët e vegjël, nuk mund të mbajnë tatuazhe”.

Ky koment nuk i ka kaluar Duas, e cila vendosi që t’i kthente një përgjigje: “Është vetëm këna! Kështu që merre lehtë”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al