8 Shtator, 2018

E kapën pa leje drejtimi, modelja iu ofron seks policëve (FOTO)


Kira Mayer është modele ruse, një nga ato yjet që rrëmbejnë me të parën vëmendjen në rrjetin social “Instagram”. Por tashmë ajo ka përufnduar në prangat e policisë dhe është dënuar me 18 muaj burgim.

Mediat e huaja shkruajnë se gjithçka ka lindur nga një ndalim rutinë policor, ku modelja seksi drejtonte automjetin e saj tip “Mercedes” pa pasur leje drejtimi.

E gjetur në mënyrë të papritur përpara një shkelje flagrante të qarkullimit rrugore, Kira vendosi që t’i korruptonte dy oficerët policisë që e ndaluan me një propozim të padëgjuar më parë: një raport seksual mes të treve.

Dy policët refuzuan propozimin, e më pas ajo doli nga makina dhe i goditi. Dënimi me 18 muaj burg besohet të jetë si për drejtim të paligjshëm automjeti, ashtu dhe për tentativë korrupsioni përmes akteve seksuale.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al