7 Shtator, 2018

“E kam pranuar vdekjen”, këngëtarja e famshme rrëfen luftën me sëmundjen dhe zbulon se…


Me shumë mundësi “When your gone”, “Complicated” dhe shumë këngë të tjera të Avril Lavigne kanë qenë të preferuarat tuaja gjatë periudhës së fëmijërisë apo adoleshencës.

Pas shumë sukseseve, askush nuk arriti të kuptonte sesi në vitin 2013, këngëtarja me famë botërore u largua pa lënë gjurmë nga tregu muzikor ndërkombëtar.

Ndërsa tani që kanë kaluar pesë vite, 33-vjeçarja ka rrëfyer në një letër drithëruese se ka qenë në luftë të vazhdueshme me vdekjen, pasi ishte prekur nga sëmundja “Lyme” (sëmundje e rrezikshme infektive që mund të jetë vdekjeprurëse).

“E kam pranuar vdekjen dhe e kam ndjerë trupin tim duke u shuar. Jam ndjerë sikur po përmbytem, por muzika më ka bërë të gjej forcën dhe ky publikim i albumit është një mënyrë për të treguar gjithë atë që kam përjetuar”,  shkruan këngëtarja.

Kjo e fundit gjithashtu jep edhe lajmin e mirë që të gjithë fansat e saj po prisnin. Shumë shpejt ajo do të nxjerr në treg albumin e saj më të ri të shkruar nga vetë 33-vjeçarja.

Ndërkohë në letrën e drejtuar fansave, ajo tregon se kënga e parë  rrëfen të gjitha vuajtjet e saj përgjatë këtyre pesë viteve. Kënga do të vijë për publikun me 19 shtator dhe mban titullin “Head Above Water”.

“Ajo çfarë dua më shumë në jetë është të rikthehem sërish në skenë. Të mbaj kitarën në dorë dhe të vrapoj. Të këndoj me shpirt dhe të udhëtoj aty ku kam fansat e mi. Do bëj gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë. Kam shkruar dhe regjistruar një album me këngë gjatë kohës që isha e shtrirë në shtrat, e sëmurë. Kjo për mua është një arritje e madhe. Më prisni sepse do të vij”m përfundon letrën këngëtarja Avril Lavigne.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al