Moderatorja e njohur Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2015, ku solli në jetë vajzën që ajo dhe bashkëshorti i saj e quajtën Mia.
Gjatë transmetimit të puntatës së sotme të emisionit “Rudina”, ajo dha për herë të parë detaje mbi mëmësinë. Rudina rrëfeu se nuk ka vënë asnjëherë dorë mbi të bijën dhe e ka shumë të vështirë t’i ngrejë zërin.
“Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej”, u shpreh Rudina Magjistari.
Ndërkohë në studio ishte e ftuar gazetarja e njohur Aulona Musta, e cila kishte vendosur që të merrte edhe vajzën me vete. E ndryshe nga Rudina, ajo zbuloi se e kishte qëlluar vogëlushen e saj.
“Mund të më ketë shpëtuar ndonjëherë ndonjë shpullë, por bashkëshorti im nuk e ka qëlluar asnjëherë. Por në shumicën e rasteve e dënojmë që të shkojë në dhomën e saj”, tregoi gazetarja e “Thumb”.