23 Maj, 2022

E ka mbajtur gjithmonë larg rrjeteve sociale/ Si rallë herë Bebe Rexha publikon videon intime me të dashurin e saj


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto apo video me të dashurin e saj.

Së fundmi Bebe Rexha ka ndarë me fansat e saj një video të rrallë teksa shihet në çaste intime me të dashurin Keyan Safayari.

Në video shfaqet kineasti Keyan Safyari  teksa ka përqafuar dhe puth gjithë dashuri në qafë këngëtaren.

Çifti janë në lidhje prej më shumë se dy vite pas thashethemev që nisën që në mars të vitit 2020, kur ata u fotografuan në Los Angeles. Gjashtë muaj pasi u panë së bashku, çifti duket se ishtin shumë të lumtur së bashku madje Bebe i bleu Keyan një Ferrari për ditëlindjen e tij.

Marrëdhënia u konfirmua kur Bebe postoi një story në Instagram teksa ishte nën shoqërinë e tij.

Bebe pranoi, “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”

Kjo është lidhja e parë e konfirmuar publike e Bebes në vite dhe megjithëse ai u shfaq në storyn e saj në Instagram, fansat nuk e kishin parë deri më sot foton e tij në llogarinë e këngëtares në rrjetin social.

Ajo shpjegoi, “Nëse nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të shikoni një postim në rrjet dhe kjo është e vërteta! Është e vështirë në marrëdhënie të jesh në rrjetet sociale… femra të tjera, i fut në kokë dhe bëhesh pak e pasigurt.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al