26 Maj, 2022

E gjitha me Versace/ Dua Lipa mahnit me fotot e saj më të fundit në Instagram


Ajo njihet për paraqitjet e saj mbresëlënëse në rrjetet sociale.

Dua Lipa tregoi edhe një herë linjat e saj perfekte në prapaskenat në koncertin në Milano për fotot të cilat i postoi në Instagram ditën e sotme.

Dua Lipa dukej një yll teksa kishte veshur një kostum, i stiluar i gjithi në xhins me një mini fund xhaketë dhe sytjena  nga Versace.

Veshja gjithashtu u kombinua me një palë çizme me taka të gjata deri tek gjuri, të cilat përputheshin gjithashtu me  copën e kostumit të e saj xhins.

Dua theksoi pamjen e saj mahnitëse me një grim të lehtë dhe realizoi një sërë pozash të zjarrta në një divan Versace i gjithi në ngjyrë ari.

Në disa foto, Dua hoqi xhaketën e saj teksa pozonte përpara se të dilte në skenë në Forumin Mediolanum të Milanos të mërkurën, si pjesë e turneut të saj Future Nostalgia.

Artistja gjithashtu pozoi me stilistët Donatella Versace, Pierpaolo Piçioli dhe Lorenzo Posoço përpara se të bënte një shfaqje të jashtëzakonshme.

Dua gjithashtu do të organizojë një tjetër shfaqje në Milano të enjten mbrëma, përpara se të vazhdojë të performojë në Barcelonë muajin e ardhshëm, ndërsa vazhdon turneun e saj hit, i cili filloi në Miami në shkurt.

Këngëtarja do të udhëtojë globin duke performuar hite deri në nëntor.

Fotot e saj të fundit vijnë vetëm një ditë përpara se Dua të publikojë këngën e saj të re Potion me Calvin Harris dhe Young Thug.

Kënga e re shënon herën e dytë që Dua dhe Calvin, 38 vjeç, kanë punuar së bashku pasi hiti i tyre i vitit 2018 ‘One Kiss’ kaloi tetë javë në vendin e parë dhe fitoi çmimin Brit Single of the Year.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al