14 Nëntor, 2018

E dinim single, por fansat kapin mat Einxhel Shkirën me një mashkull misterioz


Moderatorja Einxhel Shkira është një prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar. Shumë shpejt ajo do të rikthehet me një projekt të ri në bashkëpunim me aktoren Anna Lika.

Einxhel është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndjekësit e shumtë e komentojnë shumë për pozat seksi e provokuese që bën.

E teksa të gjithë e dinin se ajo është single, moderatorja është kapur mat me një mashkull, gjë të cilën ja kanë treguar ndjekësit e saj në “Instastory”.

“Të kam parë para 2 ditësh të shoqëruar. U zhgënjeva shumë sepse gjithmonë ke thënë jam single. Nëse je aq e sinqertë me ndjekësit sa pretendon ti, pse se pranon atëherë që je e lidhur?- i shkruan ndjekësit.

Ndërkohë ajo i përgjigjet: “Si fillim s’e kuptoj pse të zhgënjen kjo gjë. A thua se të kam premtuar që s’do të ndodhë kurrë? Ti ai/ajo kushdo qofsh, mos kujto se më vë në sedër sepse të mos jesh e sinqertë do të thotë të gënjesh dhe ka shumë ndryshim nga të qenurit diskrete për jetën private. S’mundem, s’dua dhe s’kam pse raportoj deri në detaje ndjekësave të mi. Ma bëj hallall”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al