12 Shkurt, 2018

E dashura italiane dedikim të veçantë për Ermal Metën: Kjo është lumturia


Fitorja e këngëtarit me origjinë shqiptare Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fato Niente” nuk kënaqi vetëm adhuruesit e tij, por edhe familjarët dhe të afërmit e tij.

E dashura e kantautorit, Silvia Notargiacomo, përmes një statusi në rrjetin social “Instagram”, shkroi fjalë të ngrohta për të dashurin e zemrës së saj.

“Kjo është lumturia: janë të gjitha ato gjerat e vogla që ke mirëpritur, përkëdhelur, dashuruar, që të kanë sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia në statusin e saj dedikuar Ermal Metës.

Mediat italiane shkruajnë se çifti është mjaft i rezervuar lidhur me marrëdhënien e tij, por triumfi i Ermalit në “Sanremo” ia vlen të bësh një përjashtim.

Silvia Notargiacomo, e lindur në Romë, është folëse në radio. Në vitin 2011 ajo ka qenë anëtare e komisionit të të rinjve në “Sanremo” pranë Gianni Morandi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al