17 Shtator, 2020

E dashura 22 vite më e re e Leonardo Di Caprios del në rrugë dhe të gjithë sytë janë drejt saj


Camila Morrone ka qenë duke shijuar mjaft kohë romantike me të dashurin Leonardo DiCaprio gjatë karantinës.

Por tani aktorja është gati të kthehet, ndërsa Hollywood po rinis punën pas pezullimit për shkak të COVID-19.

Bukuroshja zeshkane u fotografua në West Hollywood teksa doli për kafe me stilistin e saj  Micah Schifman, duke sigurua vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ishte e veshur me një stil të viteve ’90, me një fustan të gjatë që i vendoste në pah linjat trupore elegante dhe sipër mbante një xhaketë me mëngë të përveshura.

23-vjeçarja gjithashtu mbante syze të zeza dhe maskë në fytyrë.

Morrone thuhet se është afruar më shumë me aktorin 45 vjeç, gjatë periudhës së karantinës.

Një burim tha për People në qershor se: “Ai është shumë i pavarur, kalon shumë kohë me miqtë, por për shkak të izolimit, kryesisht qëndroi me Camila-n. Atij i pëlqen të jetë me të.”

Aktorja dhe ylli i Titanikut u lidhën në dhjetor të viti 2017 dhe ajo e shoqëroi DiCaprion në Çmimet e Akademisë në shkurt të këtij viti.

Çifti janë përballur me kritika për shkak të diferencës së madhe në moshë, edhe pse aktori është një njohur për lidhje me vajza në mosha të reja.

Megjithatë Camila Morrone nuk është aspak e shqetësuar për hendekun e madh të moshës që kanë me njëri-tjetrin.

“Ka kaq shumë lidhje në Hollywood dhe histori nëpër botë, ku çiftet kanë diferencë të mëdha në moshë. Mendoj se duhet të lidhesh me dikë që do,”- rrëfeu ajo.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al