10 Shtator, 2018

E akuzuan se ka blerë ndjekësit në “Instagram”, reagon Tayna: Ne jemi artistë dhe unë…


Prej një kohe shumë të shkurtër, reperja Tayna ka arritur që të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe të jetë tepër e suksesshme.

Gjithashtu ajo ka edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ku së fundmi ajo është akuzuar se i ka blerë ndjekësit e saj.

E revoltuar nga kjo akuzë, Tayna ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

“Kur dikush arrin sukses, njerëzit nuk duan ta shohin atë më mirë se veten, dhe mundohen t’a prishin imazhin. Iu rritë ndera për këta 10 mijë ndjekës fallco që mi keni dërguar kinse jam duke i blerë, ama s’ka qenë nevoja se kush nuk ka inat e sheh realitetin, e dinë sa shikime e sa komente marr vetëm për një post, edhe e dëgjojnë këngën time kudo që shkojnë. Këta ndjekës ishte arsyeja pse e bëra privat Instagramin. Ne jemi artistë dhe unë po ia lë vetëm punës time të flas tërë kohën se nuk kam kohë me u marr me njerëz që urrejtjen e kanë në shpirt”, ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al