19 Shtator, 2018

Duket e habitshme, por forma e thonjve tregon shumë për ju…


Secili ka thonj të formave të ndryshme: disa i kanë të gjerë dhe katror, të tjerët  të hollë dhe të ngushtë. Por a keni menduar ndonjëherë se forma mund të ketë ndonjë domethënie për personalitetin tuaj?

Thonj të gjerë, të gjatë dhe drejtkëndëshe

Përgjithësisht personat me këtë lloj thoi janë të qetë, pragmatik, të balancuar, njerëz të pavarur me një mentalitet të gjerë. Ata janë të besueshëm dhe kanë një ndjenjë të madhe përgjegjësie për fjalët dhe veprimet e tyre. Udhëheqës të lindur.

Thonj shumë të vegjël katror

Njerëz të qartë, fleksibël, me iniciativë dhe inteligjencë të shpejtë. Shumë shpërthyes, edhe pse shpërthimet e tyre kalojnë shpejt. Ata priren të jenë lakmitarë dhe agresivë, si dhe xhelozë.

Thonj të gjatë dhe të ngushtë

Këta thonj i kanë përgjithësisht njerëzit egoistë dhe llogaritës me qëllim përfitimin. Ata e duan luksin dhe kërkojnë vëmendje për veten e tyre. Shpesh ata ofendohen.

Thonj të shkurtër dhe të rrumbullakët

Këta persona janë të durueshëm dhe të padurueshëm, këta njerëz janë tepër inteligjentë. Sa më të shkurtër të jenë thonjtë, aq më shumë një person kërkon për veten dhe për të tjerët. Ata gjithmonë përpiqen që të kenë rrugën e tyre dhe janë përsosës të pakorrigjueshëm.

Thonjtë në formë bajame

Shpirtra delikat, të butë dhe romantikë me pamje idealiste. Duan të ndihen të dobishëm për të tjerët, janë shumë sentimentalë, të butë dhe fyen lehtë.

Thonjtë trekëndësh

Këta persona janë artistik me një personalitet delikat dhe një humor që ndryshon vazhdimisht. Ata duan të jenë të njohur, të famshëm dhe i urrejnë humbjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al