26 Maj, 2022

Duke shijuar muajin e mjaltit, Kourtney Kardashian dhe partneri i saj fotografohen në rrugët e Milanos


Disa ditë më parë Kourtney Kardashian dhe Travis Barker celebruan martesën e tyre të mahnitshme nga Dolce & Gabanna në Portofino, Itali.

Dhe pas dasmës vjen muaji i mjaltit sigurisht. Çifti janë parë teksa shëtisin në rrugët e Milanos ku dukeshin të dashuruar si kurrë më parë, teksa ecnin të kapur për dore.

43- vjeçarja dhe bateristi i Blink-182, shijuan një vizitë në Piazza Duomo të shoqëruar nga fëmija i Travis, Alabama dhe Atiana De La Hoya.

Kourtney  kishte veshur një bluzë të zezë të hapur me dantella dhe pantallona të zeza, të cilat ajo i veshi me një rrip të zi me thumba. Ajo e kompletoi veshjen me jë palë taka të zeza një çantë të zezë katrore.

Ylli i Kardashians theksoi tiparet e saj me një grim të lehtë dhe kishte vendosur një palë syze dielli të zeza.

Ndërs Travis kishte veshur xhinse të zeza dhe një T-shirt me slogan, të cilën e bashkoi me një palë këpucë të zeza të trasha.

Ai tregoi figurën e tij  plot tatuazhe  në pamjen e tij elegante, të cilën e kishte aksesuar me një gjerdan të trashë me zinxhir argjendi dhe syze dielli të zeza.

Fëmijët e Kourtney nuk dukeshin të pranishëm pasi u bashkuan me familjen pas martesës në Portofino.

Kourtney dhe Travis u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara javën e kaluar pas martesës së tyre jozyrtare pas Grammy në Los Angeles.

Dhe të dielën, ata festuan martesën e tyre gjatë një ceremonie alfresko në kështjellën mesjetare Castello Broën në Portofino me të dashurit e tyre.

Aktiviteti i tyre i fundit, i sponsorizuar nga shtëpia e modës italiane e rrethuar Dolce & Gabbana dhe ku morën pjesë anëtarë të ndryshëm të familjes, ishte një aferë shumë madhështore.

Pas dasmës, ata qëndruan në jahtin 110′ Dolcevita prej 10 milionë dollarësh, pasi më parë kishin kaluar javën duke qëndruar në superjahtin Regina d’Italia prej 14.2 milionë dollarësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al