23 Maj, 2020

“Duhet të qëndroni me këmbë në tokë”- Parashikimi i horoskopit për sot: Kujdes nga kokëfortësia, mund të sjellë gjëra të pakëndshme


Dashi

Ndryshime të shpejta dhe pozitive, me bashkëveprimin e Diellit me Hënën që ju favorizojnë. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë një rritje!

Demi

Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos shpejtoni.

Binjakët

Planetët do të bëjnë që sot të ndiheni më materialistë sesa zakonisht. Por fatmirësisht pozicionimi i Uranit do t’ju ndihmojë që të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që do të pritej.

Gaforrja

Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk keni bërë llogaritë me ata me të cilët duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

Luani

Shfrytëzoni favorizimin që planetët për të vënë në vijë punët tuaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

Virgjëresha

Keni të bëni me çështje të brendshme dhe familjare të pazgjidhura, dhe mund ta shfaqni më shumë sesa duhet nervozizmin. Përpiquni ndërkaq të jeni i mirëkuptueshëm.

Peshorja

Sot do të do të vëni në jetë ide nismëtare. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese.

Akrepi

Ata që varen nga ju nuk bëjnë punën e tyre ashtu siç prisni, qortojini sigurisht, por pa e bërë të madhe. Më mirë thuajini gjërat siç janë, pa shumë lojë fjalësh, në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë.

Shigjetari

Kujdes nga kokëfortësia, sepse mund të sjellë gjëra të pakëndshme. Përvoja ju mëson, por nëse nuk jeni të sigurt për diçka njëqind përqind, nuk duhet as ta provoni.

Bricjapi

Nëse në të kaluarën keni marrë një ndihmë të papritur, tani është koha ta ktheni favorin pa u tërhequr mbrapsht. Në fund edhe ju do të shpërbleheni. E rëndësishme është t’ia nisni mbarë.

Ujori

Nëse po shqyrtoni mundësinë për një udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim! Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohuri.

Peshqit

Mos u hidhni shumë përpjetë, nëse nuk doni të rrezikoni të rrëzoheni! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al