13 Shtator, 2019

Duhet të ishin pritur me entuziazëm, por iPhone-t e rinj po tmerrojnë njerëzit


Ndërsa Apple hodhi të martën në treg tre modelet më të fundit të iPhone, ajo që duhej të ishte risia më e madhe, tre kamerat, duke se kanë shkaktuar reagim të kundërt tek shumica  e njerëzve.

Në rrjetet sociale, ndërsa kanë postuar foto nga pjesa e pasme e telefonit, ku duken tre kamerat, shumë njerëz shkruajnë se kjo i ka shkaktuar atyre ndjenjën e neverisë, ankthit e djersitje, për shkak të fobisë së tyre, e njohur si tripofobia.

Fobia në fjalë s’është gjë tjetër veçse frikë kundrejt sipërfaqeve me vrima, vrimave të dendura por nga ana tjetër tepër të imëta, të ngjashme me hojet e bletëve. Kështu, 3 kamerat të përfshira në celularët më të fundit kanë nxitur te këta persona kruajtje, të përziera dhe ngarkesa negative emocionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al