20 Prill, 2020

“Duhet të frikësohen ata që s’kanë vlerë”- Ermal Mamaqi jep mesazhin: Karantina mund të jetë shpëtimi yt


Ermal Mamaqi ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët, ndërsa përballen me pasojat e koronavirusit.

Aktori dhe moderatori i njohur u shpreh se papunësia e ardhur si pasojë e pandemisë ka ndikuar në jetët e të gjithëve.

Ndërsa theksoi se kur njerëzit ti kthehen normalitetit do ketë vende të limituara pune.

Ermali u shpreh se kjo ka një anë pozitive dhe është lajm i mirë për njerëzit që vlejnë pasi tregu i punës do të ketë nevojë për ata.

Por theksoi se nga kjo duhet të kenë frikë njerëzit që janë mësuar ti marrin lekët në kurriz të të tjerëve.

Ai u dërgoi mesazh shqiptarëve duke thënë që të lexojnë sa më shumë libra në profesion dhe jo romane pasi do të marrin shumë dije gjatë qëndrimit mbyllur.

Mesazhi i Ermal Mamaqit:

Nga e gjitha kjo duhet të frikësohen ata që nuk kanë vlerë, që janë mësuar të fitojnë në kurriz të tjerëve, që të marrin lekët kot, të fitojnë një copë rrogë pa bërë gjë. Por është lajm i mirë për ata që vlejnë, për profesionistët e vërtetë që nuk paguhen sepse dinë të nxjerrin lekë dhe ta bëjnë punën e tyre perfekt. Ata do vlerësohen më shumë sepse do të ketë më pak vende pune por do ketë më shumë nevojë për këta njerëz që vlejnë. Është momenti që të veproni, ta lesh divanin, Instagram, Tv, frigorifer dhe të bësh dicka për veten tënde që të futesh tek grupi i njerëzve me vlerë, që do kërkohen. Nëse s’di ca të bësh futu dhe kërko se kush është profesioni më fitimprurës në vitet e ardshme. Nëse ke një profesion dhe je shtrirë e s’po bën asgjë nuk është në rregull, ngrihu dhe bëje më mirë. Ajo që bëje deri dje nuk është e mjaftueshme. Nesër kërkohet kualitet më i mirë. Do vijnë njerëz më të zotë se ty.

Ka disa që lexojnë romane. Kush lexon më romane? Vetëm pensionistët. Duhet të lexosh libra që kanë vlerë për profesionin tënd, ose situatën që po kalon. Në vend që ta mbushësh kohën me tv, Instagram, lexo një libër.

Lexo libra, jo përralla, por në profesionin tënd. Çohu dhe vendos se çfarë do bëhesh, vendos tani një gjë që do i shërbejë jetës tënde me një impak të jashtëzakonshëm. gjërat ndodhin, por rëndësi ka si e interpreton atë që ndodh.

/Panoramaplus.al

 

 

View this post on Instagram

 

Mesazh motivimi nga Ermal Mamaqi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al