27 Janar, 2022

“Dua të të puth në buzë”- Çfarë ndodhi mes Monika Lubonjës dhe Donald Veshajt? Ja reagimi i aktorit


Prova e javës në “Big Brother VIP”, ishte dënimi i një banori ku për pesë orë duhej të pranojë çdo kërkesë që i japin konkurrentët e shtëpisë. Donald Veshaj ishte i pari i cili duhej t’ju përgjigjej çdo gjëje që i kërkonin ata.

Banorët kanë bërë kërkesa nga më të ndryshmet, por ajo që i habiti të gjithë ishte dënimi që i dha Monika Lubonja, e cila i kërkoi aktorit të humorit ta puthte në buzë.

Donaldi nuk e priste aspak këtë kërkesë nga ana e saj ku dhe banorët e tjerë kanë filluar me batuta dhe kjo ka shkaktuar shumë humor.

Pjesë nga biseda:

Monika: Donald unë dua të të puth.

Donaldi: Çfarë do? Si do të më puthësh?

Monika: Të të puth mor vëlla, kaq tani përgatitu për puthjen time.

Donaldi: Okej.

Monika: Po do të të puth në buzë.

Donaldi: Në buzë? Uau Monika çfarë pate?

Iliri: Është efekti i Tan Bramës ky.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al