27 Tetor, 2020

“Dua të bëhem mami”- Këngëtari homoseksual zbulon dëshirën për të pasur fëmijë por nuk po gjen të dashur: Kam tre vite që kërkoj, rraskapitëse  


Sam Smith është shprehur se ndihet më pak i frikësuar që kur doli hapur si jo binar.

Këngëtari i famshëm foli për “Apple Music’s Zane Lowe” rreth rrugëtimit të tij për të pranuar veten.

Smith pranoi se i tregoi familjes së tij se ishte gay në moshën 10-vjeçare, por ai doli si jo binary në mars 2019.

“Unë gjithmonë kam qenë jo binary. Gjithmonë e ndjeva. Gjithashtu ndjeva nevojë për të dalë hapur, gjatë gjithë kohës. Mu desh disa kohë,”– u shpreh ai.

28-vjeçari rrëfeu edhe dëshirën për të krijuar familje në të ardhmen e afërt, teksa deklaroi se brenda moshë s 35-vjeçare e sheh veten prind.

“Unë dua fëmijë, dua të kem fëmijë. Dua të jem me fëmijët dhe t’i shikoj ata duke u rritur si edhe të jem me ta çdo ditë. Dua të jem mami,”- tregoi artisti. “Patjetër që do bëhem në një momenti, por tani kam disa gjëra për të rregulluar tek vetja. Ende kam ambicie. Dua t’i këndoj akoma njerëzve dhe ta bëj këtë punë. Është ndjenjë e mahnitshme.”

Dhe derisa të arrijë moshën 35-vjeçare, Sam Smith do të jetë në kërkim të mashkullit ideal për të krijuar familje.

“Do punoj shumë deri atëherë dhe shpresoj të gjej një të dashur, por nuk ka askund në Londër. E kam kërkuar në gjithë vendin. Sinqerisht, kam 3 vite që e kërkoj dhe është rraskapitëse.”

Njerëzit jo binarë konsiderohen pa kategori gjinore, identitet që përfshin një individ i cili nuk është as burrë as grua. Ata mund të ndodhen në mes të gjinive, ose jashtë kufijve tradicionale të njërës gjini.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al