22 Maj, 2022

Dua Lipa shfaqet në super formë teksa pozon e shtrirë buzë lumit e veshur me bikini (Foto)


Dua Lipa ka shijuar disa ditë pushimi dhe relaksimi para koncertit të saj në Mynih që do të performojë ditën e sotme.

Superylli dukej mahnitëse e veshur me bikini me lule rozë dhe portokalli, të cilat i nxirrnin në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e tonifikuara, teksa ishte shtrirë buzë lumit në kryeqytetin bavarez.

Këngëtarja e ‘One Kis’s kishte kapur flokët e saj të gjatë dhe të errët bisht dhe e përfundoi look-un me një palë vathë dhe një zinxhir tëhollë ngjyrë ari përreth belit.  Ajo ka postuar një video të shkurtër dhe disa shkrepje me miqtë e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e “Sweetest Pie” dhe miqtë e saj, Rosie Viva dhe Rae Ann Hayden, së bashku me trajneren e saj që quhet Annie Moves, dukej se po kënaqeshin duke marë rreze në diell në një zonë të izoluar.

Këngëtarja e lindur në Britani është në mes të turneut të saj Future Nostalgia, i cili filloi në Miami në shkurt.

26-vjeçarja do të udhëtojë globin duke performuar hite deri në nëntor. Në pjesën e biznesit, është zbuluar se këngëtarja e hitit ‘Levitating’ është duke u paditur për shkelje të të drejtave të autorit që përfshin hitin e vitit 2020.

Kantautorët L Russell Broën dhe Sandy Linzer pretendojnë se kompozitori kopjoi këngën e tyre të vitit 1979 Wiggle and Giggle All Night dhe këngën e tyre të vitit 1980 Don Diablo në krijimin e Levitating.

Të dy pretendojnë se melodia e hapjes së “Levitating” ishte një “dublikim” i melodisë së këngëve të tyre dhe pohojnë se artistja pranoi në intervista se kishte marrë frymëzim nga muzika e mëparshme për të krijuar një tingull retro. Kjo është padia e dytë që përfshin këngën tashmë të diskutueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al