6 Tetor, 2017

Dua Lipa na prezanton me njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa edhe pse shumë e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme, po gjen kohë për të kaluar me personat më të rëndësishëm në jetën e saj.

Dua ka publikuar sot një foto në Instagram, ku shfaqet pranë familjes së ngushtë.

Në foto shihet babai i saj, Dukagjin Lipa i njohur në Kosovë me bendin e tij të muzikës rock “ODA”, nëna e saj, Anesa Lipa, motra Rina Lipa dhe vëllai i vogël, Gjin Lipa.

Si familje ata duken të lumtur dhe sigurisht të harmonizuar mes njëri-tjetrit. Kujtojmë këtu që Dua në intervistat e saj e ka përmendur faktin se ka një lidhje shumë të ngushtë me familjarët e saj dhe se ata janë më të rëndësishmit për të.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al