9 Gusht, 2018

Dua Lipa e Rita Ora janë zënë? Ja si qëndron e vërteta mes dy këngëtareve shqiptare


Ditën e djeshme Dua Lipa mbërriti në Prishtinë, aty ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. Sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës, këngëtarja shqiptare ka dalë në një konferencë për mediat.

Gjatë kësaj konference, Dua sqaroi për herë të parë marrëdhënien që ka me këngëtarët e tjerë me origjinë shqiptare si Bebe Rexha dhe Rita Ora. Këngëtarja i ka dhënë fund spekulimeve se arsyeja e mos prezencës së Ritës në këtë koncert është ajo.

Siç është shprehur edhe babai i saj, i cili është organizator i këtij koncerti, Rita dhe Bebe do të jenë prezente në festivalin që do organizohet vitin tjetër.

“Kemi dashur të sjellim shumë artiste femra në festivalin ‘Sunny Hill’, përfshirë këtu Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin dhe të tjerë…”, tha Dua duke tregua kështu se marrëdhëniet mes saj dhe Ritës janë të mira.

“Kur më pyesin se nga jam dhe u përgjigjem nga Prishtina, Kosova, më pyesin se si është me qenë nga ai vend dhe pyetja tjetër ku gjendet. Këto reagime nuk është se i mirëpres, dua të dëgjoj duke thënë e njoh sepse Rita Ora vjen nga Kosova, Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova. Kemi qejf që me këtë festival me pa që ka shumë talenta nga Kosova dhe shumë arsye për ta vizituar Kosovën”, shtoi Dua.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al