20 Maj, 2022

Dua Lipa dhe Rita Ora këtë vit koncert madhështor në Tiranë, zbulohen detajet


Dua Lipa dhe Rita Ora janë padyshim dy këngëtaret shqiptare më të famshme ndërkombëtarisht, të cilat po njohin çdo ditë e më shumë suksese. Po sikur t’ju themi se shumë shpejt ato do i kemi në Tiranë?

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës. Rita pritet të vijë në fund të pushimeve, kurse Dua në fundvit. Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se:

“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë dhe fakti se, edhe përpara kësaj ndeshje, shumica e hoteleve kanë qenë të rezervuara, do të thotë që Tiranës i kemi kthyer ditët e lavdishme para pandemisë, madje e kemi tejkaluar. Aeroporti është një bum i vërtetë! Sot kemi mbi 105 destinacione. Pashë se të njëjtët njerëz që shajnë hotelet e reja në qendër të Tiranës, ishin të njëjtët me ata që shanin edhe për çmimet e larta të hoteleve ekzistuese. Tani këta duhet ta ndajnë mendjen: a duan të jenë gjithmonë kritikë pa logjikë të vendimeve të qeverisë dhe bashkisë? Qyteti, të paktën në zonën qendrore, duhet të ketë hotele me 5 yje, duhet të ketë kulla të larta, sepse të gjitha këto tifozeri apo aktivitete, si konferenca, seminare, kongrese, që duam t’i organizojmë në Tiranë, duhet t’i akomodojmë diku. Ja ku jemi sot në një situatë ku, jo vetëm në Tiranë, por gjithë hotelet në Vorë janë rezervuar, hotelet në Durrës janë rezervuar, hotelet në Elbasan po ashtu, e madje deri në Shkodër. Ndaj, them se është shumë e rëndësishme që njëherë në 4 vjet ne bëjmë debate politike, pastaj kur qyteti ecën përpara dhe zhvillohet, duhet ta lëmë qytetin të zhvillohet si çdo qytetet perëndimor që ka hotele të larta, që ka qendra biznesi, që prodhojnë ekonomi, prodhojnë financë”.

Ndonëse vijnë nga i njëjti vendi, fansat nuk i kanë parë ndonjëherë bashkë përgjatë këtyre viteve, për shkak të një hatërmbetjeje që ekziston mes tyre.  Sipas asaj që raportohet, shkak është bërë mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur kjo e fundit ishte në fillim të karrierës dhe tashmë që ka kapur majat autorja e hitit “New Rules” nuk ia fal këtë gjë.

Bebe Rexha kohë më parë shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.

Shpresojmë që vajat të sqarojnë gjërat shumë shpejt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al