8 Nëntor, 2017

Drama e Bobo Vierit, dje u mor vesh se do bëhej baba, sot dha lajmin e hidhur


Gjatë ditës së djeshme u mësua se legjenda e futbollit italian, Bobo Vieri, do të bëhej baba pasi partnerja e tij Kostanca Karaçiolo ishte duke pritur fëmijën e tyre të parë. Por sot çifti ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton se shtatzënia është ndërprerë.

vieri

“Me dhimbje duam të ndalojmë zërat që po qarkullojnë në media në lidhje me fëmijën që ne presim. Fati ka vendosur që ndoshta nuk është ky momenti i duhur. Kërkojmë nga të gjithë që të na kuptoni dhe të respektoni këtë moment delikat në jetën tonë”, thotë çifti Vieri-Karaçiolo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al