30 Gusht, 2018

Donjeta e “Big Brother” rrëfen seksualitetin pas një viti: “Më kryqëzuan se pëlqej femrat, ja si qëndron e vërteta”


Donjeta Sejdiu ishte vajza nga Kosova që braktisi “Big Brother 9”, ku u përfol që arsyeja ishte lidhja intime me një vajzë. Ajo e mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si thashetheme, asgjë më tepër. Pas një viti ish-partnerja e Damiano Agalliut në atë lojë jep këtë intervistë për “Panorama Plus”, ku rrëfen misterin e një vajze që i bën të tjerët të dyshojnë.

Mbahesh mend si një nga lojtaret me kontraverse të “Big Brother 9”, pas thashethemeve që u përhapën se pëlqeje vajzat.

Si i përjetove ato fjalë dhe ç’mund të thuash për seksualitetin tënd? Asgjë me shumë se thashetheme. Unë jam ”stright”.

Pas daljes nga loja u komentove për disa dedikime dashurie ku i shkruaje dikujt: “Unë nuk dua asnjë si të dua ty”. Je e dashuruar dhe si e përjeton lidhjen?

Nuk desha asnjë ashtu siç e dua atë.

More famë në “Big Brother”, po për çfarë të shërbeu?

Nuk mora famë në “Big Brother”. Famën e kisha e nuk më hyri në punë për asgjë. Famë të tillë mos të sjelltë Zoti!

Shohim që poston foto ku dukesh pak transgresive në stilin tënd. Çfarë tipa meshkujsh tërheq ti si femër?

Stili im nuk është aspak i tillë. Stili im është thjesht unik.

A është televizioni një dashuri e jotja, në çfarë formati apo projekti e sheh veten një ditë?

Të jesh në televizion është diçka e bukur, por jo aq e bukur sa duket.

Ke disa hobi të veçanta në jetën tënde që të bëjnë unike dhe si tip?

Palestrën, fotografitë, librat.

Ke ndonjë varësi që të sjell në qejf?

Jo, s’kam asnjë varësi.

Cilat janë arratitë e tua për një verë të nxehtë?

Kjo verë ka qenë e imja, këtë mund të them.

Ç’mendim ke per djemtë e Tiranës, krahasuar me ata të Prishtinës dhe ke pasur ndonjë histori për ta treguar?

Janë shumë të hapur, e ndonjëherë janë më të hapur se ç’duken. Më pëlqejnë se janë shumë të mirë. Janë aq sa duhen të jenë meshkuj e s’mund të bëj një krahasim mes tyre dhe djemve të Kosovës.

Po ti çfarë ke prej mashkulli në qenien tënde dhe ç’të bën të ndihesh 100 për qind femër?

Nuk ka mashkull as 1% në mua. E sa për bishën që gjendet tek unë, mund të flisja më shumë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al