23 Maj, 2022

Donaldi dhe Romeo xhiruan videoklipin në muzeun e Korçës, Vangjel Dule me tone të ashpra në parlament: A e dini që ai ikonostas ka pronar


Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule reagoi me tone të ashpra nga salla e parlamentit në lidhje në lidhje me videoklipin e vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës të titulluar “Picaso”, i cili u xhirua në muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

dule

Dule në fjalën e tij theksoi se kemi të bëjmë me një thyerje të kodit etit botëror të muzeve nga ana e drejtoreshës së institucionit dhe kërkoi që të merren masat disiplinore ndaj saj.

“Çfarë ndodhi në muzeun e artit mesjetar bizantin në Korçë. Xhirohen klipe këngësh dhe në mënyrën krejt çarmatosëse del drejtoresha dhe thotë se kjo është normale, pasi ato janë objekte me vlerë artisike dhe nuk kanë më vlerat shenjtëruese. Zotërinj dijeni është pronë grabitur dhe në çdo ligj quheni posedues të produktit të krimit dhe dënoheni edhe penalisht, por të paktën moralisht. Ai ikonostas ka pronar është komuniteti i Rehovës. Ai ka brenda vlera shpirtërore me të cilat ju nuk keni pasur dhe nuk keni për të pasur ndonjëherë. Aty ka dhimbje, aty ka gëzim, aty ka lutje, aty ka falënderim ndërsa nga ana juaj ka nëpërkëmbje dhe abuzim.

A vazhdon të jetë ende ajo drejtoreshë në detyrë, a i keni thënë t’i hedh një sy kodit etik botëror të muzeve, se çfarë thotë për objektet që kanë të bëjnë me komunitetet fetare.

Unë në vendin tuaj nuk do të ndihesha krenar po as do të pretendoja sic bëni juve”, tha Dule.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al