23 Maj, 2020

Don Xhoni, njihuni me fenomenin e ri në muzikë, që u bë i famshëm brenda natës


Artisti i ri nga Drenica, Don Xhoni, u bë i famshëm brenda natës gjatë karantinës, kur u prezantua me një free style në emisionin “Gjoni Black”.

Nga shumë pak ndjekës në “Instagram”, ai sot numëron afër 200 mijë ndjekës për një periudhë shumë të shkurtër.

Por çfarë vjen pas kësaj fame, me kë do të bashkëpunojë ai, kush po e menaxhon atë, cilat janë planet e tij dhe shumë gjëra të tjera rreth Don Xhonit, ai i ka rrëfyer në intervistën e parë për emisionin “NIN”, në “Klan Kosova”.

Lind pyetja: Kush është Don Xhoni, fenomeni i ri në muzikë?

Ai këndon kryesisht hip-hop dhe tashmë ka hyrë fuqishëm në konkurrencën e tregut muzikor. Më datë 5 tetor 2018, Don Xhoni publikoi videoklipin “Jena me ekip”, me tekst të shkruar nga vetë ai.

Në qershor 2019, ai publikoi videoklipin “Ajo don”, me tekst të shkruar nga vetë ai dhe produksion të K-Master. Tashmë Don Xhoni po përpiqet të menaxhojë si duhet famën brenda natës.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al