30 Korrik, 2018

Doli deputet i partisë së tij, Gjinushi vjen në Parlament për Doshin


Mbase jo shumë njerëz e dinë që deputeti Tom Doshi u zgjodh nën siglën e Partisë Socialdemokrate, një nga partitë e para që kur u lejua pluralizmi dhe me të njëjtin kryetar që prej krijimit të saj, Skënder Gjinushin.

Doshi, i cili vjet, në periudhën e zgjedhjeve, kishte marrëdhënie jo fort të mira me Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj, Edi Rama, bëri këtë zgjidhje në zonën e tij ku kandidon gjithmonë, në Shkodër. Tom Doshi arriti të zgjidhej deputet, paçka se Partia Socialdemokrate nuk ka shumë elektorat në Shkodër dhe nuk ka ndonjë suport të veçantë. Këtë të hënë, Gjinushi kishte ardhur në Parlament për të takuar Doshin.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al