12 Shkurt, 2018

Dokumentari i Elvana Gjatës, zbulohet detaji që s’duhet të kapte kamera


Në ekranin e “Top Channel” u shfaq një dokumentar kushtuar jetës personale dhe profesionale të një prej këngëtareve të njohura për publikun shqiptar, Elvana Gjatës.

Gjatë transmetimit të dokumentarit, Elvana zbuloi disa detaje personale si, fakti që miqtë më të mirë e thërrasin Ela, personi më të cilin mund të flasë për gjithçka është motra e saj, si dhe ushqimet e saj të preferuara janë vetëm ato që gatuan mamaja e saj.

Por një detaj, pikërisht në momentin e gatimeve të nënës së saj, tregon se teksa nëna e Elvanës shtron tavolinën, mbi banak shihen pakot e ushqimeve, që duket se janë të porositura dhe jo të gatuara në shtëpi, shkruan “Story”. Ndërsa në dy fotot e dyta ndërkohë që futet në skenë Elvana, pra kur hyn në kuzhinë, ushqimet shihen në tavolinë që presupozohet se janë gatuar nga mami Elvanës.

Ky detaj mesa duket i ka shpëtuar stafit realizues, të cilët ndoshta s’duhet ta kishin kapur këtë moment që tregojnë se artistja, nuk po shijonte ushqimet nga dora e mamit, por nga dora e shefit të kuzhinës së ndonjë restoranti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al