Meditimi është manual stërvitor i mirë për mendjen, por gjithashtu edhe shumë i shëndetshme për zemrën. Hulumtimet e fundit shkencore kanë dhënë dëshmi të cilat tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbuluar edhe një ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Nëse jeni duhanpirës, meditimi mund t’ju ndihmojë ta lini duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se meditimi ul shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e lartë e gjakut mund të përshkallëzohet me sulm të zemrës.
Ndaj nëse doni të keni një zemër të shëndetshme, ju kemi treguar zgjidhjen ideale se çfarë duhet të bëni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al