20 Shtator, 2018

“Do t’ju surprizoj me diçka që më ka ngel peng në zemër”, Noizy merr vendimin e papritur


Ai është një prej reperave më të famshëm shqiptar, i cili me muzikën e tij ka fituar zemrën e shumë fansave. Është fjala për Noizy-n, i cili së fundmi mbylli gjyqin me ish- pjesëtarët e BabaStars, ku gjithçka përfundoi  më një gjobë për reperin.

Pas kësaj Noizy ka marrë një vendim të ri dhe të papritur, duke fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në “Instagram”. Njëkohësisht ai ka paralajmëruar për projekte të reja dhe të mëdha.

“Nëse unë e mbylli Instagramin, jam ende Noizy me ndjekës të vërtetë. Nëse ti e mbyll Instagramin? Je askush… Kam disa projekte që do të dalin tani, këto kohë, besoj para Vitit të Ri. Dhe më pas do t’ju surprizoj me diçka që më ka ngel peng në zemër. Ju dua!”, shkruan ai në një postim në “Instagram”.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al