8 Shtator, 2018

Do të jetojnë në Kosovë? Babai i Rita Orës zbulon se kanë blerë shtëpi në Prishtinë (FOTO)


Edhe pse është larguar në një moshë shumë të vogël nga vendlindja, këngëtarja Rita Ora ka treguar gjithmonë me krenari dhe se ka harruar asnjëherë origjinën e saj.

Së fundmi, babai i këngëtares me famë botërore Besnik Ora ka zbuluar nëpërmjet rrjeteve sociale se kanë blerë shtëpi në Kosovë.

“Shumë të emocionuar për shtëpinë e re në Kosovë, Prishtinë”, shkruan Besniku krahas fotove familjare.

Prej shumë vitesh familja Ora është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, aty Rita mori famë dhe vazhdon të korrë sukses ndërkombëtar me muzikën e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al