8 Dhjetor, 2022

“Do kisha dalë direkt!”/ Ja cili është personi që e ‘detyron’ Stresin ta lërë shtëpinë e “BBVKS”


Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi i surprizoi të gjithë me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP Kosova”.

Përgjatë këtyre ditëve reperi ka tërhequr vëmendjen me deklaratat tij në lidhje me jetën private. Së fundmi artisti është shprehur se i vetmi person që mund ta ‘nxjerrë’ nga shtëpia është ish-partnerja e tij Keisi.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh ai.

Kujtojmë se gjatë një bisede me banorët e tjerë, Stresi u shpreh se ka rreth tre vite që nuk është në një lidhje.

Këngëtari theksoi se arsyeja përse ai nuk e ka pasur dikë në krahë përgjatë këtyre kohëve është sepse ka bërë shumë gabime në të kaluarën.

“Kam tre vite ‘single’ sepse kam bërë gabime. Këta tre vite kam patur mundësi të lidhem, kam njohur edhe vajza të mira, por tani është shumë serioze nëse lidhem me dikë. Duhet ta marrësh seriozisht tani”.- u shpreh Stresi.

Arkimedi dhe ish- partnerja e tij Kejsi, prej vitesh kanë qenë një ndër çiftet më të perfolura në shoëbiz. Dyshja që patën një histori të gjatë ku madje e kanë  kurorëzuar dashurinë e tyre edhe edhe në martesë. Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Por mese sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.

Reperi dhe Kejsi jetonin në një lagje, dhe nisën një lidhje pasi nëna e saj ia la porosi reperit të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka.

Por historia e tyre nuk pati fund të lumtur dhe martesa e tyre mori fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al