21 Maj, 2022

“Do ikësh me…”/ Sarah Berisha bëhet ‘xheloze’ për Dj Pm, kush është arsyeja


Pas daljes nga Big Brother VIP, Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto apo video me njëri-tjetrin dhe në intervista kanë shprehur se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.

Por, pavarësisht se ata mundohen të qëndrojnë privatë duke e shtuar më shumë kuriozitetin te fansat për të ditur se çfarë ndodh me ta, nuk mungojnë komentet apo ngacmimet në rrjetet sociale.

Së fundmi blogerja ka postuar një video në Instastory, ku shihet nën shoqërinë e Dj Pm. Duket se Sarah është bërë xheloze sepse ish-banori i BBV do të shkojë në udhëtim me shokët e tij, dhe nuk ka nagurrar ta ndajë këtë gjë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Pra ti po më thua që sot do të ikish në jug me çunat ë, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat. Faleminderit!”- shprehet Sarah duke qeshur, duke ia kthyer kështu me “të njejtën monedhë.”

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si Dj PM vendosën që udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë ta bëjnë në shtetin fqinj, në Firence. Çifti u shfaq bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke vizituar qytetin italian. Po ashtu atyre i është bashkuar në këtë udhëtim edhe ish-konkurrenti tjetër i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.

Një fans i shkruan blogers se ia ka parë dhe se dëshironte t’i takonte, ndërsa ajo iu përgjigj duke falendëruar të gjithë ndjekësit dhe fansat e tyre.

“Ti duhet të kishe ardhur sepse ne na bëhet shumë qejfi kur njerëzit na flasin dhe përshëndetur. Atë ditë që kemi qenë në Firenze, njerëzit na kanë ardhur dhe na kanë përshëndetur dhe unë dua tju falenderoj shumë.”- shprehet Sarah.

Sarah tha disa kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Dyshja ka takuar familjarët e njëri-tjetrit por ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al