7 Nëntor, 2017

Do i bënte dhuratë gruas? Burri në Tiranë fëlliqet keq, kapet duke vjedhur…


Një burrë është kapur në flagrancë duke vjedhur produkte kozmetike në një supermarket.

Sipas Policisë, më datë 06.11.2017, rreth orës 16:30 u arrestua në flagrancë shtetasi F.Sh, vjeç 46, banues në Tiranë.

Por ai rreth orës 10:00 të mëngjesit, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në një supermarket, ishte kapur duke vjedhur artikuj kozmetik. Ka qenë pronari i supermarketit që ka bërë denoncimin në Polici dhe pas hetimeve, u bë arrestimi në flagrancë i burrit, të cilit iu gjetën edhe produktet e vjedhura. Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al