28 Tetor, 2020

Do bëhet nënë për herë të parë por s’do zbulojë gjininë e fëmijës, Emily Ratajkowski pozon nudo me barkun e rrumbullakosur


Emily Ratajkowski zbuloi se do të bëhet nënë pak ditë më parë.

Dhe modelja seksi realizoi një set fotografik nudo duke ekspozuar barkun e saj të rrumbullakosur.

29-vjeçarja pozoi në profil për të mos zbuluar pjesët e saj intime, ndërsa gjoksin e mbuloi me dorë.

Emily Ratajkowski është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard. Modelja zbuloi se ajo dhe Sebastian po planifikojnë ta rrisë  fëmijën pa gjini.

Zeshkania seksi u shpreh se askush nuk do të marrë vesh gjininë e bebit dhe do e lërë fëmijë të zgjedhë vetë nëse do jetë mashkull apo femër kur të mbushë 18-vjeç.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë. Jam plotësisht dhe në mënyrë të pamohueshme e pafuqishme kur bëhet fjalë për pothuajse gjithçka në lidhje me shtatzëninë time: si do të ndryshojë trupi im, kush do të jetë fëmija im. Por çuditërisht nuk jam e shqetësuar. Në vend që të ndjej frikë, unë ndihem shumë në paqe. Tashmë jam duke mësuar nga ky person brenda trupit tim”, ka thënë modelja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al