28 Qershor, 2022

Djali i Travis Barker në një lidhje me yllin e TikTok Charli D’Amelio?


Gjërat po nxehen mes Charli D’Amelio dhe Landon Barker…

Të hënën, një burim i tha ‘People’ se ylli i TikTok ka nisur një romancë me djalin e Travis Barker. “Ata po njihen me njëri-tjetrin dhe janë në fazat e hershme,” -tha burimi. Thashethemet për romancë janë përhapur që kur dyshja bënë tatuazhe së bashku nga një artist tatuazhesh në Los Angles javën e kaluar.

Vetëm disa ditë më vonë, të dy u panë duke dalë nga një festë e organizuar nga motra e Charli, Dixie D’Amelio, për të festuar albumin e saj të ri, “A Letter to Me”.

Charli – e cili u rrëzua nga froni së fundmi nga Khabane Lame si TikToker më i ndjekur – më parë ka qenë në lidhje me yllin e TikTok, Chase Hudson, i njohur si “Lil Huddy”, në vitin 2020. Dyshja u ndanë pas pesë muajsh teksa Charli më vonë ka pretenduar se ai e tradhtoi atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al