27 Gusht, 2017

Djali i Invës dhe Pirros mahnit plazhin me të dashurën superseksi (Fotot)


Vitet e tjera mund të ketë qenë duke pushuar në Dhërmi, por nuk rënë në sy si këtë verë, ku shfaqet i burrëruar, gjithë muskuj e tatuazhe. Anthony, djali 22-vjeçar i çiftit tashmë të divorcuar të artistëve Inva Mula e Pirro Çako, është fotografuar këto ditë të nxehta në plazhin më të preferuar nga personazhet e njohur të showbiz-it.an1ngj

Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony është stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde superelegante dhe e veçantë. Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata janë njohur në Paris, ndërkohë që ia shprehin në çdo moment dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.IMG_1231

Anthony, i cili ka lindur në Paris (Francë), flitet se i ka lënë studimet në Londër, ku ndiqte shkollën në degën e muzikës, profesioni i dy prindërve të njohur. Por kjo gjë mbetet një thashethem, përderisa nuk e ka rrëfyer vetë ai.

Në fakt këtë ndryshim e paralajmëroi nëna e tij, Inva, gjatë intervistës së gjatë dhënë për emisionin “Kontrata” të Sonila Meços, pra disa vitesh. Ajo çfarë bën përshtypje është transformimi i Anthonyt, nga një djalë klasik në një rebel me muskuj e tatuazhe.an2ngj
IMG_1340

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al