3 Shtator, 2018

Ditët e fundit të plazhit, ja ku po pushojnë Ilir Beqaj dhe Klajda Gjosha


Ilir Beqaj ashtu si edhe vitet e tjera, edhe këtë verë i qëndroi besnik plazheve të Jugut. Ndërkohë që verat e kaluara shihej në shoqërinë e qeveritarëve të tjerë dhe të emrave të rëndësishëm që kanë poste kyçe, këtë verë Beqaj, që nuk është më ministër Shëndetësie, është parë me më pak nbjerëz përqark dhe si gjithmonë në shoqërinë e bashkëshortes së tij.

Çifti, që bie në sy ndër të tjera edhe për gjatësinë e tyre, ka shfrytëzuar ditët e fundit të gushtit për të shijuar plazhin e Dhërmiut.

Nga ana tjetër, deputetja e LSI-së dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila çdo vit shihej të bënte plazh në Dhërmi, këtë verë është parë në plazhin e Livadhit. Ajo si gjithmonë është parë në shoqërinë e djalit të vogël, bashkëshortit apo familjarëve të tjerë. Ajo që na bie në sy është eleganca që e karakterizon Klajdën, deputete e LSI-së, një zonjë e re mjaft e hijshme dhe me një profil të qetë. Megjithëse partia e saj ka shfaqur një performancë mjaft agresive këto kohë, Klajda duket që po e shijon në qetësi plazhin. Të shohim se si do të jetë politika këtë vjeshtë dhe nëse do ketë ngjarje të mëdha dhe të bujshme siç shkruhet herë pas here në media dhe siç lexojmë në analiza të ndryshme.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al