30 Tetor, 2017

“Ditëlindja ime e fundit me babain pranë” rrëfimi emocionues i Rudina Hajdarit: Çfarë kujtoj nga festa në Durrës


Rudina Hjadari, e ftuar në emisionin “Rudina” në ‘TV Klan’ ka folur për kthimin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin e saj në politikë.

“Unë zgjodha të kandidoj si deputete, dëshira ime ka qenë të kthehem në Shqipëri, dhe nuk ka qenë rastësi. Kjo është hera e dytë që kthehem. Kam punuar në Ministrinë e Jashtme në departamentin e NATO-s, por u shkëputa pas 2 vitesh për të vazhduar studime të tjera në Londër.

Po ashtu Rudina ka  folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

“Njohja ime me të ka qenë në moshë shumë të hershme, ai ishte 18 vjeç dhe unë 16 vjeç. Jemi njohur në SHBA gjatë shkollës, më pas vendosëm të martoheshim edhe pse ai i dinte aspiratat e mia”- deklaron Rudina.

Rudina nuk ka lënë pa folur edhe për babain e saj të ndjerë, Azemin. “Unë ngjasoj shumë me të, për nga temperamenti dhe se jam shumë e drejtpërdrejte,” tha Rudina.

“Ajo që kujtoj gjatë kohës që ishte ai gjallë, ishte ditëlindja ime e 12-të. Ajo ishte ditëlindja ime e fundit me të pranë, edhe pse askush se dinte ai vendosi që të ma festonte në Durrës, me shumë miq” tha Rudina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al