8 Mars, 2018

Dita ndërkombëtare e Gruas/ Si “festuan” sot gratë nëpër botë


8 marsi njihet në të gjithë botën si Dita e Gruas e cila u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Në Shqipëri sot kjo ditë njihet edhe si “Dita e Nënave” duke u kthyer kështu në një ditë ku festohet dhe merren dhurata simbolike.

Por çfarë ndodh në botë gjatë kësaj dite, dhe si është “festuar” ky 8 mars?!

The Gaurdian sjell këto foto, ku siç shihet, vajza dhe gra kanë dalë në protesta.

Por edhe në Tiranë paraditen e sotme, dhjetëra gra dhe vajza, të organizuara nga Shoqëria Civile kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të kërkuar më shumë të drejta për femrat dhe për të protestuar kundër dhunës ndaj tyre.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al