26 Shtator, 2022

Disa ditë pasi u shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore, Cara Delevingne do të marrë pjesë në Javën e Modës? Modelja fotografohet në Paris


Cara Delevingne është shfaqur ditën e sotme në Paris, në aeroportin Charles de Gaulle për Javën e Modës, disa ditë pasi u fotografua në një gjendje jo të mirë psikologjike.

Modelja kishtee kishte mbuluar fytyrën me një maske, një kapuç dhe syze dielli. Ajo u shfaq e vetme, duke qëndruar në telefonin e saj.

Me të mbërritur në qytetin e modës, Cara kishte veshur një palë pantallona të qepura me dizajne të ndryshme marine, të kuqe dhe të bardhë me kuadrate në secilën këmbë.

Ajo i kombinoi pantallonat me një xhaketë sportive të të njëjtit dizajn, duke e kombinuar atë me një bluzë të thjeshtë të bardhë me mëngë të gjata.

Vendasja nga Londra e përfundoi pamjen me një palë këpucë të zeza me lidhëse dhe kufjet e vendosura rreth qafës së saj.

Ajo që dihet është se miqtë dhe të dashurit e saj kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me gjendjen shëndetësore të Carë së fundmi. Disa burime kanë treguar se modelja ka nevojë për rehabilitim dhe trajtim të shëndetit mendor.

Nuk dihet nëse Cara është në Francë për punë apo të kaluar kohë të lirë, por ata që janë më të afërt me të shpresojnë që ajo të kujdeset për veten ndërsa është atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al