18 Shtator, 2020

Disa ditë pasi bëri publike romancën, Fjoralba Ponari konfirmon lidhjen me sportistin. Ja kush është


Fjoralba Ponari gjithmonë ka pohuar se është në një lidhje, por pa zbuluar identitetin e partnerit të saj.

Pak ditë më parë, moderatorja e njohur ndau një foto në ashensor me të dashurin duke i mbuluar imazhin.

Që nga ai moment rrjeti filloi të ziente për të zbuluar se kush ishte mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Fjoralba Ponarit.

Ai është identifikuar si Françesko Baholli, një djalosh i ri simpatik, me pasion të madh për sportin e xhudos por me profesion inxhinier software.

Pas zbulimit të identitetit të sportistit, lajmi u konfirmua nga vetë moderatorja në një postim në InstaStory.

Fjoralba Ponari postoi një prej lajmeve që qarkulluan rreth  Françesko Bahollit dhe shkroi: “Hajde gëzuar”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al