25 Shtator, 2021

“Dinte çdo lëvizje të saj, e përgjonte me…”/ Detaje të reja dalin në dritë për kujdestarinë e Britney Spears nga babai i saj


Babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka monitoruar mesazhet, telefonatat dhe çdo lëvizje të këngëtares, sipas një dokumentari të ri.

britney spears jamie spears

“Page Six” raporton se një ish-anëtar i ekipit të sigurisë së Britney-t ka thënë se dikur iu kërkua që të instalonte një program përgjimi në celularin e Britney-t, në mënyrqë që babai i saj të dinte çdo lëvije që ajo bënte.

Britney donte të merrte një iPhone … dhe ky ishte një problem i madh. Të gjithë ishin të shqetësuar,”- tha Alex Vlasov, i cili punoi nga 2012 deri në 2021.

britney spears (1)

Shefi im, Edan Yemini, m’u afrua dhe më pyeti: ‘A ka ndonjë shërbim monitorimi për iPhone?’ Dhe unë u përgjigja: ‘Çfarë do të thuash?’. Dhe ai tha: ‘A ka ndonjë mënyrë që të vendosni një program përgjimi në një iPhone?’. Ky ishte momenti kur Edan më tregoi se Britney monitorohet për sigurinë dhe mbrojtjen e saj,“- tha ai.

Vlasov tha se ishte shumë i shqetësuar nga kërkesa që i bëri Yemini, saqë pyeti “për ligjshmërinë” e monitorimit të telefonit të Britney.

britney spears (5)

Edan më tha: ‘Po, gjykata është në dijeni të kësaj. Avokati i Britney është në dijeni të kësaj. Kjo është për sigurinë e saj. Është për mbrojtjen e saj,”- kujtoi ai.

Avokati i ri i Britney, Mathew Rosengart, tha: “Përgjimi ose monitorimi i komunikimeve të Britney, veçanërisht komunikimet e shenjta avokat-klient, përfaqëson një shkelje të turpshme dhe tronditëse të të drejtave të saj për privatësi dhe liri civile.

britney spears (1)

Rosengart shtoi se ai synon të “hetojë në mënyrë agresive këto çështje“.

Britney, 39 vjeç, ka qenë nën kujdestarinë e babait të saj që nga viti 2008. Jamie, 69 vjeç, paraqiti një peticion në fillim të këtij muaji për t’i dhënë fund kujdestarisë. Gjyqtari që kryeson çështjen pritet të miratojë ose refuzojë përfundimin gjatë seancës së ardhshme më 29 shtator.

britney-spears-1-1 britney spears (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al