15 Tetor, 2019

Dikur pozonte për ‘Playboy’, 31 vjeçarja synon të bëhet president e Kroacisë


Quhet Ava Karabatic, ish-modele e revistës ‘Playboy’, është shumë e njohur në Kroaci dhe jo vetëm, falë pjesëmarrjes në emisione televizive.

Ajo ka gjithashtu shumë popullaritet në rrjetet sociale, sidomos në ‘Instagram’.

31 vjeçarja ka shpallur kandidimin për president të Kroacisë dhe e ka bërë public këtë kandidim në bloëgun personal dhe në ‘Instagram’.

Një ndër pikat interesantë të platformës së saj politike si president e ardhshme, është legalizimi i prostitucionit, marjuanës, mënyra këto për të rritur të ardhurat nga taksat.

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”, shkruan Ava.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al