28 Tetor, 2020

“Dielli i shpirtit tonë”- Feston sot ditëlindjen, Alfio Rrotani i bën dedikimin e ëmbël Fatma Methasanit! Ja sa vjeç bën moderatorja


Moderatorja e njohur, Fatma Methasani, feston sot 26-vjetorin e lindjes.

fatma methasani alfio rrotani (1f)

Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim i bukur nga partneri i saj, Alfio Rrotani.

fatma methasani alfio rrotani (s5)

Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të ëmbël familjare, ku bashkë me djalin e vogël, Noah, shfaqeshin të shtrirë buzë detit.

fatma methasani alfio rrotani (5)

Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr, derisa u dashurova me ty! Zemër, gëzofsh edhe 100 ditëlindje të lumtura, dielli i shpirtit tonë”,- shkroi ai krahas fotos.

Duket se Fatma e ka pritur ditëlindjen në shtëpi, pasi mbrëmë moderatorja postoi një foto, ku shfaqej duke ngrënë pica e duke pirë pepsi.

fatma methasani alfio rrotani (3)

Në një postim në Instastory ajo shkruante: “Ditëlindja është thjesht dita e parë e udhëtimit prej 365-ditësh rreth diellit”.

fatma methasani alfio rrotani (7)

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga miqtë, disa prej të cilëve ajo ka zgjedhur t’i postojë në Instastory.

fatma methasani alfio rrotani (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al