14 Nëntor, 2018

Dhuron 350 mijë dollarë për të mbijetuarit e tërmetit, Paris Hilton fotografohet teksa puth barkun e një gruaje shtatzënë


Paris Hilton ka shpërndarë shishe të parfumit dhe jastëkë me emrin e saj, teksa vizitoi të mbijetuarit e tërmetit të një viti më parë në Meksikë.

37-vjeçarja e cila është trashëgimtarja më e pasur në botë, shpërndau dhurata dhe bëri fotografi me disa prej njerëzve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti me magnitudë 7.1 ballë.

Gjithashtu tërmeti që goditi Meksikën në shtator të 2017-s, mori jetën e 370 personave si dhe la mbi 6000 të tjerë të plagosur.

Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar një moment të Paris Hilton, e cila është gjunjëzuar për të puthur barkun e një gruaje shtatzënë.

Hilton mbërriti në San Gregorio, në periferi të qytetit të Meksikës, pasi dhuroi 350.000 dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit.

Paris, e cila vlerësohet se ka një pasuri prej 300 milionë dollarë, mbante veshur xhinse dhe bluze.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al