23 Prill, 2018

Dhurata më e bukur që mund t’iu bëhet punëtoreve, shefi çon 500 veta me pushime në Hauai


Ben Afflect ka një zemër të madhe! Aktori i famshëm 45-vjeçar ka vendosur që pas përfundimit të xhirimeve të filmit të tij më të ri “Triple Frontier”, të çojë të gjithë skuadrën me pushime.

“Daily Mail” shkruan se me një staf prej 500 vetash, ai dhe e dashura e tij, Lindsay Shookus, u nisën për në Hauai ku çdo gjë është e paguar dhe ka festë në çdo orë.

E në fakt kjo është dhurata më e bukur që një shef mund t’i bëjë stafit të tij dhe ky veprim i Affleck sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e medias.

Gjithashtu thuhet se edhe pse është në një udhëtim argëtues me punëtorët e tij, Ben Affleck e kishte mendjen vetëm te e dashura, dhe nuk ia ndante sytë në asnjë moment. Duke se dashuria ia ka marrë mend aktorit “hollivudian”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al