17 Shkurt, 2018

Dhurata luksoze për gruan shtatzënë, milioneri maqedonas lumturon Adelina Tahirin


Adelina Tahiri ka qenë së fundmi këngëtarja më e komentuar për jetën private, jo vetëm për martesën me milionerin maqedonas, Serjoza Markov, por edhe për faktin që është shtatzënë.

Sot bashkëshorti i këngëtares ka vendosur ta surprizojë atë duke i blerë disa dhurata luksoze të cilat Adelina i ka treguar edhe për fansat në Instagram.

Xhup lëkure, atlete, shapka me gurë të çmuar dhe dy çanta, të gjitha firma kanë qenë dhuratat që e kanë lumturuar Adelinën.

Kujtojmë që Adelina është në muajt e parë të shtatzënisë dhe thuhet se këtë vit ajo do mbajë edhe dasmën, shkruan Xing.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al