7 Tetor, 2017

Dhimbjet e shpinës largohen pa ilaçe vetëm kështu


Dhimbjet e shpinës janë gjithnjë e më të shpeshta me kalimin e moshës dhe bëhen të bezdisshme. Por ato mund të largohen shumë lehtë edhe me ilaçe qetësuese, edhe duke i shmangur ato. Mjekësia alternative popullore ofron mënyra efektive për të trajtuar dhimbjen.

Bëhet fjalë për akupunkturën, si një mënyrë e natyrshme për relaksimin e trupit, e përdorur që në lashtësi nga kinezët.

Një masazh ose një shtypje në pikën e duhur të trupit është mënyra se si mund të lehtësosh dhimbjen. Dy janë pikat që duhet të stimulohen për t’ju lehtësuar dhimbjet e shpinës dhe ato gjenden në fundshpinë.

Masazhi i pikës djathtas do t’ju ndihmojë të zbutni dhimbjen në zonën sakrale dhe dhimbjen e nervit shiatik. Vetëm aplikojeni butësisht pasi nuk duhet të lëndohet pjesa e ndjeshme.

Masazhi i pikës majtas trajton dhimbjet në shpinë, vithe, nervin shiatik dhe qetëson spazmën e muskujve. Ai ndihmon gjithashtu në rastin e dhimbjes së këmbëve dhe paralizës së plotë të gjysmës së trupit. /Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al