14 Korrik, 2018

Dëshironi fëmijë? Ja koha e duhur për ngjizjen


Të gjithë çiftet që dëshirojnë të bëjnë fëmijë duhet të dinë se mëngjeset e verës duhet të mendojnë për ngjizjen para orës 07.30. Ky është përfundimi i një studimi të ri.

Shkencëtarët kanë shpjeguar se sperma ka kohën e saj të brendshme 24-orëshe, dhe është më e fuqishme në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas shkencëtarë zviceranë, sperma është në formën e saj më të shëndetshme për të fertilizuar një vezë gjatë muajve marsi, prilli dhe maji. Ata shtojnë se sperma e mbledhur në muajt e pranverës kishte përqendrim më të madh, ndërsa gjatë verës kishte një ulje të cilësisë së saj.

“Mostrat e mbledhura herët në mëngjes, para orës 07.30, tregojnë një nivel më të lartë të përqendrimit dhe një morfologji normale”, thuhet në studim.

Studimi i botuar në revistën shkencore, “Chronobiology International” vjen mes lajmeve për rritje të infertilitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al