16 Prill, 2018

Dëshiron që të udhëtojë nëpër botë, 21-vjeçarja nxjerr në ankand virgjërinë


Një modele 21-vjeçare nga Portugalia ka në plan që të shesë virgjërinë e saj. Penelope dëshiron që të grumbullojë para për të udhëtuar rreth e rrotull botës.

Ajo është shprehur se ka marrë deri tani disa oferta, që të mbledhura bashkë bëjnë rreth 250 000 euro, por shpreson që ta shesë virgjërinë për 1 milion euro.

Gjithashtu 21-vjeçarja ka shtuar se familja e saj nuk di asgjë rreth planit që ajo ka, e si pasojë ka vendosur që të mos e thotë emrin e saj të vërtetë.

“Vij nga një familje shumë konservatore, që nuk më linte të dilja me djem. Kisha vëllain e madh që më ruante gjatë gjithë kohës, ndërsa për vete bënte çfarë të donte. Nuk ishte e drejtë”, tregon studentja.

21-vjeçarja thotë se ofertat që ka marrë kanë qenë të kënaqshme, por jo aq të larta sa pretendon ajo. Për këtë arsye, vendosi të nisë një ankand.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al